• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Pako me ushqime të TİKA-s janë shpërndarë të shtunën në Milot, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Kukës.Ashtu si kudo, ndihma e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim u ishte kushtuar më së pari jetimëve, familjeve të tyre, njerëzve në nevojë.Duke nisur në fillim të Ramazanit nga Tirana, shpërndarja e pakove me ushqime ka vijuar në pjesë të tjera të territorit të vendit, në zona të varfra, e në qytete ku nevojat e banorëve janë më të mëdha.Në ndalesën verilindore të...

Mbështetje të madhe i dha HASENE projektit të shtrimit të iftareve, një traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, gjithmonë në pasurim.Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani e ofroi kontributin në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan.Banorë të shumtë qytetesh dhe lokalitetesh, agjërues në muajin e madhërueshëm, dhe njerëz në nevojë, u thirrën të ndajnë së bashku momente vëllazërie në ngrënien e përbashkët të iftarit.Shtruar në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Cërrik dhe Fushë-Krujë, iftaret e HASENE-së patën një pjesëmarrje...

Një prej kontribuesve të shumtë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit ishte dhe DİTİB, Unioni Turko-Islam për Çështjet Fetare.Ky organizëm me qendër në Gjermani kontribuoi me 500 pako ushqimore, shpërndarë për njerëz në nevojë në Tiranë, Kavajë dhe Cërrik.Ndihma në ushqime e dhënë nga DİTİB u shpërnda në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, organizator i shumë veprimtarive humanitare në këtë muaj.Mijëra njerëz në nevojë janë ndihmuar falë këtyre kontributeve, përçuese të frymës së solidaritetit njerëzor.Ramazani është...