Karvanit të kontribuesve me ndihma përgjatë muajit të Ramazanit iu bashkuan dhe sindikata turke, që në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR shpërndanë pako me ushqime për njerëz në nevojë.Ndihmat në ushqime nga konfederata sindikale turke HAK-İŞ dhe nga sindikata Hizmet-İş u shpërndanë në Lushnjë.Sasia e dhuruar për nevojtarë, njerëz dhe familje në nevojë, ishte 150 pako ushqimore; një kontribut domethënës në këto ditë të veçanta.Ndihma e dhënë prej këtyre sindikatave është veç një pjesëz e kontributit humanitar të institucioneve dhe organizmave...
Traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, e forcuar dhe pasuruar me kalimin e viteve, shtrimi i iftareve po mbështetet dhe këtë Ramazan nga shoqata dhe organizata të ndryshme ndihme.Për katër ditë me radhë, me kontributin e IHH-së me qendër në Holandë janë shtruar iftare në Elbasan, Cërrik dhe Tiranë.Në këto iftare të javës së fundit të muajit të madhëruar, ushqim është dhënë për 500 persona, banorë të zonave, besimtarë dhe nevojtarë.Shtrimin e iftareve e ka ndjekur një përfaqësues i IHH-së,...
Ndërsa ditëve të muajit të madhëruar të Ramazanit po u afrohet fundi dhe atmosfera bëhet akoma më festive, aktivitetet humanitare nuk kanë të ndalur.Të mërkurën, më 27 prill, u bë shpërndarja e pakove ushqimore në Berat dhe Poliçan, një kontribut humanitar kuvajtian.Nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve dhe Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, për njerëz dhe familje në nevojë u dhanë 150 pako, me artikujt më bazë ushqimorë.Nevojtarëve...