Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në këtë nisje të muajit të fundit të vitit një aktivitet humanitar për fëmijë jetimë.Ndihma e dhënë për ta ishte financiare dhe materiale, e shpërndarë në mjediset e brendshme të fondacionit.Për 44 jetimë janë dhënë zarfe me ndihmë financiare, pako me ushqime, veshmbathje dhe çanta shkollore.Aktiviteti i përkiste dhënies së ndihmës periodike gjashtëmujore, mundësuar nga kontributi i organizatës humanitare UKIM (UK Islamic Mission), me qendër në Britaninë e Madhe.Një pjesë e mirë e aktivitetit humanitar të...
Aktiviteti i tretë humanitar në radhën e zhvillimit të projekteve në gjysmën e parë të nëntorit për jetimë dhe familje jetimësh ishte ai i shpërndarjes së mishit “Adak”.Familje jetimësh të Tiranës e morën pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR ndihmën me mish “Adak”.Kontributin mbështetës nga HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, e përfituan 100 familje jetimësh.Veç dhurimit të kësaj ndihme, e të ndihmës me pako ushqimore më herët, përfaqësuesit e HASENE-së dhe punonjës të Fondacionit ALSAR bënë vizita...
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në tre ditët e para të kësaj jave nëntori aktivitete humanitare në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.Projektet për jetimët kanë përfshirë dhe shpërndarjen e pakove me artikujt bazë ushqimorë; një ndihmë konkrete dhe lehtësuese për shumë familje.Realizimi i projektit të dhurimit të pakove ushqimore është bërë në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.Ndihmën ushqimore e kanë përfituar 240 familje jetimësh të kryeqytetit, mirënjohëse për këtë kontribut humanitar.HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në...