Në një atmosferë festive, është zhvilluar programi “Të festojmë së bashku”, gjatë së cilit u realizua shpërndarja e dhuratave për fëmijët jetimë, me synimin që me ndjenja të sinqerta solidariteti, në një atmosferë festive t’iu ofrojë atyre mbështetjen dhe t’iu ngjallë ndjenjat e besimit dhe të shpresës për të ardhmen.
Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Agjencinë “TIKA” e Turqisë ka realizuar shpërndarjen e kontigjentit të dytë të ndihmave në pako ushqimore nga i cili përfituan 3500 familje të fëmijëve jetimë në mbarë vendin , në ditët e solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë me rastin e muajit të begatë të Ramazanit. Duke u perpjekur kështu për të trokitur në derën e shtëpisë se çdonjërit prej tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, për të kontribuar...
Në vijimësinë e realizimit të platformës së promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, gjatë muajit qershor, është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit lokal shpërndarja e kontigjentit të III-të të ndihmave në pako ushqimore për 3200 familje, duke u mbështetur në marrëveshje protokollare bashkëpunimi sipas një grafiku kalendarik të shpërndarjes së tyre.Projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për dhurimin e ndihmave ushqimore për 1000 familje në nevojë të njësive...