Në programin e aktiviteteve të organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA, të organizuara në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR në ditët e Kurban Bajramit, përfshihej dhe dhënia e ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.Kjo ndihmë u shpërnda për 70 jetimë në ambientet e Fondacionit ALSAR.Përfituesit, e gjendur nën përkujdesin e pandërprerë të Fondacionit ALSAR, e morën zarfin me shumën e zekatit nga përfaqësuesit e WEFA-s të ardhur në vendin tonë.Projekti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për...
Devotshmëria, sakrifica dhe solidariteti janë cilësi humane që Kurban Bajrami i bashkon, i ndërthur dhe i vë në pah në mënyrë të përsosur. Therja e bagëtisë në këtë ditë feste ka simbolikë të fortë; ajo përcjell mesazhe, e vetëdijëson njeriun, besimtarin, për pozitën dhe misionin e tij në këtë jetë, nxit përuljen dhe zemërgjerësinë.Ndërsa solidariteti gjendet në bërthamën e Fondacionit ALSAR, është e vetëkuptueshme se Kurban Bajrami merr për këtë institucion domethënien e veprimtarive të shumta bamirëse, për të ndihmuar...
Ramazani i këtij viti ishte i veçantë, sepse vinte pas një periudhë të gjatë pandemie, dyvjeçare, gjatë si cilës ai ishte përjetuar me kufizime, pa atë ndjesinë genuine që e përshkon fund e krye. Vetë jeta jonë kishte patur për një kohë mjaftueshëm të lodhshme privimet e veta, nga lëvizja e kufizuar te kufizimi i jetës sonë shoqërore.E për këtë arsye, së bashku me gëzimin e sjellë gjithherë prej tij, Ramazani këtë herë pati dhe la një shije krej tjetër,...