• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, kanë zhvilluar një veprimtari të përbashkët humanitare në ndihmë të 50 familjeve të fëmijëve jetimë.Me synimin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së këtyre familjeve, në Lushnjë janë shpërndarë farëra bujqësore dhe plehra kimike.Ndihmën e përbërë nga farëra misri, jonxhe dhe fasuleje e kanë përfituar 26 familje, që bashkë me to kanë marrë dhe pleh kimik.Çdo familje ka marrë një sasi të përgjithshme ndihme bujqësore prej 220 kg.Në aktivitetin...

Veprimtaria humanitare dyditore në qarkun e Elbasanit ka vijuar në ditën e dytë të saj në tre vendndalime të tjera.Një sasi e konsiderueshme ndihmash ushqimore është shpërndarë në Peqin, Librazhd dhe Belsh.Familje në nevojë janë ndihmuar me 273 pako me artikuj ushqimorë, mundësuar nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.E tërë ndihma e shpërndarë në qark në kuadër të afrimit të muajit të Ramazanit përbëhej nga 833 pako ushqimore.Fondacioni ALSAR ka nisur tashmë fushatën e zakonshme humanitare që...

Në traditën e zhvillimit të veprimtarive humanitare me afrimin e muajit të Ramazanit, për dy ditë me radhë u është ardhur në ndihmë banorëve në nevojë të qarkut të Elbasanit.Aksioni humanitar është mundësuar falë mbështetjes së organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, që ka bashkëpunim prej një kohe të gjatë me Fondacionin ALSAR.Sasia e ndihmës së shpërndarë përbëhej nga 833 pako ushqimore.Në ditën e parë u shpërndanë 560 pako për familje në nevojë në Elbasan, Gramsh dhe Cërrik.Për...