Projekti humanitar i shpërndarjes së farërave bujqësore dhe plehrave kimike për familje të jetimëve ka vijuar dhe është përmbyllur në Tiranë.Ndihmën e kanë përfituar 24 familje, që kanë marrë farëra misri, jonxhe dhe fasuleje, së bashku me një sasi plehu kimik.Të pranishëm në shpërndarjen e ndihmës ishin kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë, z. Mustafa Ata. Duke iu drejtuar përfituesve, z. Ata foli për veprimtarinë e TİKA-s në sferën humanitare, për projektet në...
Në kuadër të aktiviteteve humanitare që zhvillohen gjatë tërë muajit të Ramazanit, dhe të ditëve të solidaritetit human, prej së hënës po vihet në zbatim një projekt i gjerë ndihme për familjet e jetimëve dhe shtresat në nevojë.Me një traditë shumëvjeçare tashmë, ky projekt ka mbështetjen e TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.Ndihmën e gjerë me pako ushqimore do ta përfitojnë 3500 familje në thuajse tërë qytetet e Shqipërisë.Shpërndarja, si një aksion i përbashkët me Fondacionin ALSAR, filloi të...
Në kuadër të afrimit të Ramazanit dhe të nisjes së ditëve të solidaritetit human gjatë këtij muaji, aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në fshatin Zhamë, në Lushnjë.Mes interesit të madh të banorëve në zonë, për njerëz e familje në nevojë u shpërndanë të shtunën 200 pako me artikuj bazë ushqimorë.Realizimi i shpërndarjes së kësaj ndihme u bë i mundur me mbështetjen e organizatës humanitare IHH me qendër në Holandë.Ky ishte vetëm kontingjenti i parë i ndihmave ushqimore të...