Të përfshirë nga fryma e solidaritetit human në këtë muaj të begatë, punonjës të Fondacionit ALSAR vazhdojnë pandërprerë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit.Ata u kanë ardhur në ndihmë në stacionin e radhës banorëve të Kukësit dhe Rrëshenit, duke u shpërndarë atyre pako me ushqime.Sasia prej 200 pakosh u shpërnda për familje në nevojë.Në Kukës e përfituan jetimë dhe familje të përzgjedhura nga bashkia e qytetit prej listës së asistencës ekonomike.Në Rrëshen, gjithashtu, ndihma...
Ndërkohë që muaji i begatë i Ramazanit ka hyrë në javën e dytë të tij, Fondacioni ALSAR vazhdon me intensitet veprimtaritë humanitare.Një sasi e konsiderueshme ndihme ushqimore është shpërndarë në aktivitetin e radhës në Shkodër dhe në Tiranë.Shpërndarja e ndihmës ushqimore në Shkodër u krye në bashkëpunim me shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.Për nevojtarët u dhanë 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.Një sasi tjetër prej 50 pakosh u shpërnda në Tiranë për familje në nevojë.E tërë ndihma prej 250 pakosh...
I nisur në hyrje të muajit të begatë të agjërimit për besimtarët muslimanë, aksioni humanitar i Fondacionit ALSAR në bashkërendim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA, ka vazhduar të shtunën në katër qytete të tjera.Automjetet me ndihma janë ndalur në Burrel, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi, për t’u shpërndarë pako me ushqime shtresave në nevojë, atyre në kushte jo të mira ekonomike dhe jetimëve.Përfitues të ndihmës ushqimore në këto ndalesa ishin 150 familje, të lehtësuara sadopak në përditshmërinë e...