• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Me mbështetjen e TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, vijojnë të zhvillohen paralelisht dy veprimtari humanitare, shpërndarja e pakove me ushqime dhe e iftareve të paketuara për shtresa në nevojë dhe komunitete banorësh.Punonjës të Fondacionit ALSAR ndajnë për çdo mbrëmje 100 vakte të gatshme në iftar, pritur me dëshirë dhe falënderim nga përfituesit.Një aktivitet i tillë humanitar u zhvillua këtë javë në fshatin Çekrezë të Tiranës.Për banorët u nda në mjediset e xhamisë sasia e dedikuar, njëqind paketime me...

Aksioni humanitar i Fondacionit ALSAR ndoqi të premten rrugën drejt Patosit, Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.Ashtu si në ditët e shkuara, ndihma e dërguar në këto qytete përmbante pako me ushqime për jetimë.Përfitues do të ishin dhe jetimë të Poliçanit e Skraparit.Për ta u shpërnda një sasi prej 70 pakosh me artikuj ushqimorë; ndihmë në lehtësimin e jetesës dhe në shprehje të solidaritetit human, aq shumë të nevojshëm për këtë shtresë dhe aq të pranishëm në këto ditë Ramazani.Shpërndarja u krye...

Shpërndarja e ndihmave në ushqime për shtresat në nevojë në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan ka vazhduar në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë.Punonjës të Fondacionit ALSAR janë ndalur dhe kanë shpërndarë pako me ushqime dhe në njësinë administrative Çërravë të Progradecit.Sasia e ndihmës së shpërndarë në vendndalimet e sipërpërmendura përbëhej nga 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.Ky projekt humanitar i nisur që në ditët e para të muajit të Ramazanit po realizohet në bashkëpunim me TİKA-n, Agjencinë Turke...