Një prej aktiviteteve humanitare të kryera përgjatë muajit të agjërimit është shtrimi i iftareve ose dhënia e tyre në formë të paketuar.Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) kanë shpërndarë në vazhdimësi ushqim të gatshëm për shtresa në nevojë, 100 vakte në iftar.Me vakte iftari i janë gjendur pranë dhe shoqatës që ju vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, “Shpresa për jetën”.Pas një veprimtarie të këtij lloji ditë më parë, këtë javë është dhënë sërish...
Fondacioni ALSAR vazhdon të jetë pranë shtresave në nevojë në këto ditë të solidaritetit human në muajin e Ramazanit.Java ka nisur me një aktivitet humanitar në Krrabë, në njësisë administrative të qarkut të Tiranës.Me pako ushqimore janë ndihmuar 120 familje në nevojë, kontribut i dy organizatave humanitare.ATİB, me qendër në Gjermani, e mbështeti aktivitetin me 100 pako, shpërndarë për nevojtarët në mjedis të hapur, pranë qendrës së njësisë administrative.Kontributi prej 20 pakosh nga ADEMDER, me qendër në Turqi, u shpërnda...
Në ditë të solidaritetit human në muajin e Ramazanit, Fondacioni ALSAR po u vjen në ndihmë nevojtarëve dhe me iftare.Vakte të gatshme shpërndahen për çdo ditë në komunitete të ndryshme, duke u siguruar ushqim të mjaftueshëm.Një ndihmë e tillë, me 100 vakte të gatshme në çdo iftar, për një numër të njëjtë personash, i është shpërndarë komunitetit të romëve në Tiranë, posaçërisht në Allias, në Bregun e Lumit dhe në Selitë.Projektin e mbështet TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.Ky...