• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Botimeve anastatike të ALSAR-it sapo u është shtuar një titull i ri. “Jeta muslimane shqiptare” vjen si një tjetër fryt i përpjekjeve të pareshtura të fondacionit për të risjellë botime të mbuluara nga pluhuri i kohës dhe harresës.Revista në fjalë gjallëroi jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës në mesin e shekullit të kaluar. Ajo u botua në Detroit nën prijësinë e Imam Vehbi Ismailit, autoritetit fetar me kontribut të paçmueshëm. Konceptuar dhe botuar në shqip dhe anglisht, revista...

Në ambientet e Fondacionit ALSAR është pritur për një vizitë nënkryetari i RTÜK-së, Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Turqisë, z. Orhan Karadaş.Nën shoqërinë e pjesëtarëve të tjerë të një delegacioni, të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë të AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive, ai u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Në bisedën e ngrohtë që e shoqëroi vizitën, miqve nga Turqia iu bë i njohur aktiviteti i gjerë i Fondacionit...

Përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Murat Ahmet Yörük, vizitoi jugun e Shqipërisë në ditët e para të tetorit. Ai u shoqërua në këtë vizitë nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i përzgjedhur për kontributin disavjeçar të këtij enti joqeveritar në jug, për iniciativat e shumta humanitare dhe arsimore në ndihmë të komunitetit atje, më së shumti në Konispol dhe në Borsh.Vizita e parë u krye në Konispol, ku bashkisë së...