Ç’janë romët? Ç’është e kaluara e tyre, nga vijnë, ku gjenden? Ç’i dallon, ç’traditë kanë, ç’gjuhë? Ç’bëhet me ta sot dhe si parashihet e ardhmja e tyre?Monografia e botuar nga Fondacioni ALSAR i trajton të tëra këto pyetje, me një vështrim të gjithmbarshëm, gjeografik, historik, etnografik, gjuhësor, letrar. Ajo flet për përndjekjen, për vuajtjen, për ekzistencën e tyre në vendin tonë dhe në pjesë të tjera të Europës.“Romët (ciganët), këta njerëz të çuditshëm!” e shuan kureshtjen për shumë gjëra të...
Botimi i radhës i Fondacionit ALSAR i përket fushës së gjuhësisë. “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” botohet me autorësinë e tre emrave, Ali Jashari, Bahtijar Kryeziu dhe Olger Brame.Fjalori pason një varg botimesh të Fondacionit ALSAR përgjatë këtij viti, dalluar mes tyre për specifikën e tij. Ai përbën një material mjaft të dobishëm në punën krijuese të njerëzve të penës, ndihmues për shkollarët, përkthyesit, etj.Nën titullin “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” pasqyrohet një shtresë e veçantë...
“Çdo akt adhurimi dhe lavdërimi, çdo kuptim që na hapet, është një rrugë. Këto rrugë na çojnë në oqeanet e Dijes Hyjnore, Urtësisë Hyjnore, Bukurisë Hyjnore. Vetëm adhurimi është i rëndësishëm. Ai është çelësi që ua jep shërbëtorëve të Allahut qëndrimin e tyre në Praninë e Hyjnisë.”Fjalitë e mësipërme i përkasin librit, “Islami – Liria për të shërbyer”, dalë nga shtypi këto ditë së bashku me disa botime të tjera të Fondacionit ALSAR.Temë qendrore e librit është Islami, për të...