• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi për lexuesit dy botime të reja, në vijim të një aktiviteti botues gjithnjë e në zgjerim.Për temat që bartin dhe për përmbajtjen e tyre, librat e sapobotuar do të ngjallin me siguri interesin e publikut dhe do të marrin vëmendjen e duhur.Botimi i parë sillet në suazat e historikes, një analizë marrëdhëniesh dhe një parashikim i së ardhmes së tyre.“Marrëdhëniet midis Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”...

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u mirëprit për një vizitë rektori i Universitetit “Ondokuz Mayıs” (“Nëntëmbëdhjetë Maji”) të Samsunit, në Turqi.Mikut nga Turqia ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Prof. dr. Yavuz Ünal, shoqërohej nga një prej zëvendësrektorëve dhe nga përgjegjësi për studentët e huaj në Universitetin “Ondokuz Mayıs”.I pranishëm në vizitë ishte dhe atasheu për arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut.Delegacionin e bashkëshoqëronte një përfaqësi e shoqatës së esnafëve të...

Komedia e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun artdashës, “Shi në plazh”, me skenar të të ndjerit Teodor Laço, është vënë në skenë në Pallatin e Kulturës të Kukësit nga gjimnazistë të shkollës së mesme “Havzi Nela” dhe nga ndjekës të kurseve të gjuhës turke në qytetin verior.Veprimtaria artistike u ideua nga Qendra Kulturore e Bashkisë së Kukësit për të gjallëruar jetën kulturore-artistike të qytetit pas pandemisë, duke patur në qendër të vëmendjes brezin e ri.Vënia në skenë e...