• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Si për çdo vit, Fondacioni ALSAR ka nxjerrë si një botim më vete raportin e veprimtarive të tij për vitin pararendës.Në botim gjenden të gjitha veprimtaritë e 2021-shit, nga janari në dhjetor. Çdo aktivitet përshkruhet me një tekst, i cili përmban hollësitë e nevojshme.Fotografitë bashkëshoqëruese ndihmojnë në ilustrimin e një aktiviteti të përditshëm, të gjerë dhe të shtrirë anembanë vendit.Janë të pasqyruara në raport aktivitete humanitare, arsimore dhe kulturore, nëpërmjet të cilave u është ardhur në ndihmë komuniteteve dhe njerëzve...

Fondacioni ALSAR organizoi para katër vitesh në Tiranë një konferencë shkencore ndërkombëtare për institucionin e vakëfit në Ballkan.Kumtesat e asaj konference shpalosën historikun e vakëfit, ndikimin e tij në jetën shoqërore të ballkanasve, dhe në veçanti të shqiptarëve në trojet e tyre në periudhën osmane.Suksesi i konferencës, niveli i lartë i diskutimeve dhe interesi i treguar nga publiku, e nxitën entin organizues të aktivitetit shkencor të mendojë përmbledhjen e kumtesave në një botim të posaçëm.Shtysa tjetër erdhi prej nevojës për...

Në kuadër të projektit, “Libri, dhurata më e çmuar”, u bë dhurimi i një numri të konsiderueshëm librash për bibliotekën e qytetit të Beratit, “Vexhi Buharaja”.Dhurata përbëhej nga 96 tituj të tematikave të ndryshme, në kopje të shumta. Botimet e Fondacionit ALSAR u mirëpritën nga institucioni, falënderues për kontributin e çmuar.Drejtori i bibliotekës do ta shprehte mirënjohjen në një fjalë të shkurtër në ceremoninë e dorëzimit të librave, në të cilën theksoi rëndësinë e librit në formimin kulturor të brezave...