• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të zbatimit të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë, të komuniteteve dhe institucioneve të ndryshme, një dhuratë e veçantë i është bërë Myftinisë së Malësisë së Madhe.Drejtuesve të kësaj myftinie iu dorëzua një mjet për shërbimet funerale, i nevojshëm për përgatitjen e të ikurve nga kjo jetë për shtënien në dhé.Akti i dorëzimit të mjetit të dhuruar u krye në Koplik në praninë e përfaqësuesve të Fondacionit ALSAR dhe të myftinisë.Falënderime u shprehën nga marrësit e...

Në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta humanitare me organizatën partnere WEFA, me qendër në Gjermani, është bërë dhurimi i orendive shtëpiake për familje të fshatit Vilëz, në njësinë administrative Zall-Bastar.Pajisja me orendi shtëpiake për tre familje e përmbushi premtimin e dhënë kohë më parë për një ndihmë të tillë.Orendi të ndryshme iu dhuruan atyre familjeve, në kushte të vështira jetese, me mungesa të skajshme.Në dhurimin e orendive ishin të pranishëm kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe...

Fondacioni ALSAR dhe Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nisur një projekt të përbashkët për të ndihmuar financiarisht fëmijë jetimë.Në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dhënia e këstit të parë të ndihmës financiare për 78 fëmijë jetimë, që më së paku do ta marrin atë për një vit.Realizimi i projektit bëhet në koordinim me degën në Shqipëri të Mercy to Humanity.Ky është aktiviteti i parë i përbashkët i dy institucioneve, fryt i marrëveshjes së bashkëpunimit...