Fondacioni ALSAR dhe Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nisur një projekt të përbashkët për të ndihmuar financiarisht fëmijë jetimë.
Në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dhënia e këstit të parë të ndihmës financiare për 78 fëmijë jetimë, që më së paku do ta marrin atë për një vit.
Realizimi i projektit bëhet në koordinim me degën në Shqipëri të Mercy to Humanity.
Ky është aktiviteti i parë i përbashkët i dy institucioneve, fryt i marrëveshjes së bashkëpunimit për projekte humanitare, të fokusuar te ndihma për fëmijët jetimë.
Fondacioni ALSAR bashkëpunon me shumë partnerë të huaj për kryerjen e veprimtarive të ndryshme humanitare. Bashkëpunimit për realizimin e projekteve në ndihmë të jetimëve i është shtuar tani dhe ai me Mercy to Humanity.


