• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR nisi sot ndihma materiale drejt Turqisë, destinuar për të prekurit nga tërmetet shkatërrimtare të këtij muaji.Dy mjete të mëdha transporti mbartin artikuj ndihme dhuruar AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi.Kryetari i Fondacioni ALSAR, z. Mehdi Gurra, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, punonjës të Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe të Fondacionit ALSAR, ishin të pranishëm në nisjen e kamionëve.Ndihma...

Në Kahramanmarash, në epiqendrën e tragjedisë prej tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, ndodhet prej ditësh kuzhina lëvizëse e Fondacionit ALSAR.Punonjës të fondacionit u vijnë në ndihmë përmes saj banorëve me ushqim të ngrohtë, shpërndarë gjatë gjithë ditës, mëngjes, drekë dhe mbrëmje.Ende në javën e parë të qëndrimit në Turqi, kuzhina lëvizëse do të sigurojë ushqim të ngrohtë për të prekurit nga tërmetet për tre muaj. Në të përgatiten 15.000 racione në ditë, 5.000 për çdo vakt.Ndihma e këtillë humanitare është...

Goditur dhe shkatërruar prej tërmetesh të fuqishme të hënën e javës së kaluar, qytete dhe provinca të tëra në jug dhe juglindje të Turqisë janë në nevojë të ngutshme për ndihmë të gjithanshme.Në kuadër të dhënies së kësaj ndihme ka vajtur në Kahramanmarash dhe një grup punonjësish të Fondacionit ALSAR. Ata prej ditësh po kontribuojnë në terren me shpërndarje ndihmash për banorët.Aktiviteti i ngjeshur humanitar po zhvillohet në bashkëpunim dhe në bashkërendim me AFAD-in, Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe...