Në vazhdën e aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR është bërë dhurimi i 10 sobave për familje të jetimëve.Në veprimtarinë e zhvilluar për shpërndarjen e sobave kanë qenë të pranishëm dhe dy përfaqësues të HASENE-së, organizatës me qendër në Gjermani që e mbështeti projektin.Dhënia e kësaj ndihme, shumë të nevojshme në këto muaj të ftohtë, ishte në kuadër të projekteve humanitare dimërore.Gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime e në dru zjarri.Shtresa në nevojë, nevojtarë të ndryshëm, ndihmohen përgjatë...
Me përkushtimin e gjithhershëm për të qenë në krah të jetimëve, për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të mos ndihen të vetëm, ALSAR realizoi të shtunën, më 28 janar, shpërndarjen e një sasie pakosh me ushqime.Ndihma u nda në ambientet e jashtme të fondacionit për jetimët e shoqëruar dhe me familjarë.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 50 jetimë.I pranishëm dhe aktiv në shpërndarjen e ndihmës ushqimore ishte dhe drejtori i qendrës në Gjermani të EMİN-it, shoqatës humanitare...
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në qarkun e Kukësit është bërë dhe shpërndarja e një numri të konsiderueshëm të sobave për ngrohje.Përfitues të projektit humanitar të ndihmave dimërore të realizuar më 27 janar kanë qenë nxënës të shkollave “Përbreg” dhe “Elmaz Ademi”.Veprimtaria humanitare u zhvilluar në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Kukës. Për nxënësit e këtyre shkollave u dhuruan 20 soba për ngrohje.Projekti u realizua me mbështetjen e shoqatës humanitare EMİN, me qendër në Gjermani.Një përfaqësues i saj dhe...