• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Solidariteti me vëllezërit në fatkeqësi, në ndihmë me ushqim të ngrohtë nga kuzhina jonë lëvizëse

Në Kahramanmarash, në epiqendrën e tragjedisë prej tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, ndodhet prej ditësh kuzhina lëvizëse e Fondacionit ALSAR.

Punonjës të fondacionit u vijnë në ndihmë përmes saj banorëve me ushqim të ngrohtë, shpërndarë gjatë gjithë ditës, mëngjes, drekë dhe mbrëmje.

Ende në javën e parë të qëndrimit në Turqi, kuzhina lëvizëse do të sigurojë ushqim të ngrohtë për të prekurit nga tërmetet për tre muaj. Në të përgatiten 15.000 racione në ditë, 5.000 për çdo vakt.

Ndihma e këtillë humanitare është e koordinuar me WEFA-n, organizatën partnere me qendër në Gjermani, dhe AFAD-in, agjencinë shtetërore turke të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.

Fondacioni ALSAR ka nisur që në momentet e para të fatkeqësisë një fushatë për mbledhje kontributesh për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve në Turqi. Krahas saj, punonjësit tanë të mbërritur në zonat e goditura nga tërmetet po shpërndajnë ndihma në artikuj të ndryshëm, duke ndihmuar në përballimin e pasojave katastrofike.

1-5.jpg2-4.jpg3-4.jpg

Related Post