• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR organizoi në Shkodër një takim me shkrimtarin e mirënjohur Kim Mehmeti, të pritur e të dëgjuar në sallën e Bibliotekës “Marin Barleti”.Aktiviteti i së enjtes, paraditen e 11 dhjetorit, në kuadër të projektit afatgjatë të Fondacionit ALSAR, “Libri, dhurata më e çmuar”, u realizua në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Logos-A, me qendër në Shkup.Sallën ku u zhvillua aktiviteti e mbushën banorë të qytetit të Shkodrës, të apasionuar pas librit, njohës dhe lexues të veprave letrare të shkrimtarit të...

Fondacioni ALSAR e ruan ndër përparësitë e tij në aktivitetin arsimor mbështetjen financiare të të rinjve që studiojnë në universitetet publike të vendit, në kryeqytet dhe në qytete të tjera.Prej vitesh tashmë, falë kësaj mbështetjeje i kanë përfunduar me sukses studimet shumë të rinj, të përgatitur si duhet kështu për të ecur në rrugën e jetës dhe për të dhënë më të mirën për veten, familjen dhe shoqërinë.Ky proces mbështetje ka brenda tij përzgjedhjen e emrave fitues të bursave të...

Fondacioni ALSAR mbajti sot, të enjten e 4 dhjetorit, një sesion shkencor të kushtuar ish-kryetarit të Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, të ndarë nga kjo jetë një vit më parë.Sesioni shkencor u organizua në bashkëpunim me Fondacionin “Arben Tafaj”, të krijuar nga familjarë të të ndjerit.Tema e sesionit shkencor përkonte me titullin e librit, “Arben Tafaj dhe Shoqata ‘Tirana’ – Një rrugëtim ndërepokal dhe një kujtesë e pashlyer”, të saponxjerrë nga shtypi nga Botimet ALSAR.Salla “Balsha”, në Hotel “Tirana International”, u...