Shtatori i kthen nxënësit në bankat e shkollës, për të marrë dije dhe për t’u përgatitur për jetën. Dëshirës së madhe të fëmijëve dhe të rinjve për t’u arsimuar shpesh nuk i përgjigjet mundësia e kufizuar e prindërve për t’ua plotësuar nevojat për mjete didaktike, përgjithësisht në zona të varfra të vendit.I ndjeshëm ndaj nevojave të komuniteteve, i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë shkollave dhe nxënësve, Fondacioni ALSAR për çdo vit shkollor dhuron çanta dhe mjete të tjera didaktike....
Larg qytetit, në mal, nga i nxehti përvëlues në freskinë e lartësive, ndjekësit e shkollës verore të Fondacionit “ALSAR” u çuan në mesjavë në Dajt për të kaluar një ditë çlodhëse dhe argëtuese.Shend e verë nga një muaj i kaluar duke dëgjuar mësime për moralin, besimin, edukatën, fëmijët përjetuan dhe gëzimin e piknikut të organizuar aq bukur në një peizazh mahnitës dhe mjedis çlodhës.Lojërat, konkurset dhe dreka e shtruar në mal, në pllajë, ua bënë të lumtur ditën jetimëve. Ca...
Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën...