Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën...
Ashtu sikurse është kthyer në traditë në Fondacionin ‘ALSAR’, edhe gjatë këtij sezoni veror në kuadër të projektit afatgjatë për edukimin e brezave të rinjë vijojnë kurset verore.Inspektimet në klasat e kurseve verore përkatësishtë kanë vijuar në këtë javë nē Çermë (Lushnje), Zhamë (Lushnje), Vilëz (Tiranë), Arameras (Fushë-Krujë), Durrës dhe Gremenj (Kavajë).Mësuesit për çdo kurs u transmetojnë fëmijëve njohuri mbi besimi , në një proces mësimdhënieje dinamik, që i bën ata të ndihen mirë emocionalisht që kështu të përthithin mësimin...
Në kuadër të aktiviteteve arsimore dhe kulturore të Fondacionit ALSAR, dhe në vijim të projektit afatgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, qindra tituj librash janë dhuruar për shkollën ‘Kuvendi i Grecës’ në Selcë-Malësi e Madhe.Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me stafin e shkollës ‘Kuvendi i Grecës’ u tregua një interes i madh nga nxënësit prezent mbi 32 titujt dhuruar.Në përfundim të aktivitetit në Selcë, drejtori i shkollës ‘Kuvendi i Grecës’ sëbashku me stafin e Fondacionit Alsar patën një takim...