Fondacioni “ALSAR” mblodhi në sallën “Akernia” të Hotel Tiranës dhjetëra personalitete të politikës, të diplomacisë, intelektualë të njohur, në promovimin e librit të diplomatit Shaban Murati, “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”.Mes një pjesëmarrjeje të gjerë, aktivitetin e nderuan me praninë e tyre presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, dhe zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, z. Enver Hoxhaj.Një përmbledhje artikujsh dhe punimesh të njëzet viteve, që në kohën kur për Kosovën nisi të përvijohej pavarësia e saj, “Kalvari diplomatik i...
Fondacioni “ALSAR” vendosi një tjetër gur kilometrik në udhën e tij të nisur më shumë se një dekadë më parë. Falë angazhimit të këtij institucioni, Mid’hat Frashëri, i njohur si Lumo Skëndo, dhe revista e tij, “Diturija”, u vunë këtë të mërkurë në qendër të vëmendjes, në një konferencë kushtuar posaçërisht atyre.Konferenca shkencore e mbajtur në “Hotel Tirana” ishte një organizim i përbashkët i Fondacionit “ALSAR”, i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.Aktiviteti i...
Me rastin e festës kombëtare të Turqisë, u zhvillua sot në sallën e konferencave të fondacionit ALSAR, një veprimtari kulturore e organizuar nga grupi i fëmijëve që frekuentojnë qendrën e kurseve të gjuhëve të huaja.Në këtë veprimtari, na nderoi me pjesëmarrjen e tij ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë shkëlqesia e tij Z. Murat Ahmet Yörük i cili në fjalën e tij përshëndetëse për fëmijët pjesëmarrës që kishin përgatitur programin artistik tha se shqiptarët ndodhen gjithmonë në zemrën...