• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Studentët e Fondacionit  “ALSAR” realizuan me sukses edhe veprimtarinë sportive nën moton  “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Projekti u realizua në Tiranë gjatë muajit mars në fushat e kompleksit sportiv të Liqenit Artificial,  me synimin për t’u argëtuar dhe forcuar marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet  tyre dhe zhvilluan për këtë qëllim një mini kampionat volejbolli.

Fondacioni “ALSAR” boton dhe përuron librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur, “Mjeshtër i Madh” Shaban Murati.Më datë 27 mars 2018 në sallën “Balsha” të Hotel Tirana Internacional Fondacioni Arsimor Kulturor “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR përuroi librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur Shaban Murati, “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, botuar po prej këtij fondacioni. Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore e të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë,...

Vetmia e moshës së tretë, braktisur nga fëmijët që janë në emigracion, është drama e kohës sonë. Kjo u shkakton atyre mërzi dhe stres. Ndoshta ndihen të nënvlerësuar dhe pa ndonjë rol në jetë. Çështja nuk është individi i moshuar, çfarë bën ai për veten, por shoqëria që e zbut pleqërinë e njeriut dhe e zbukuron plakjen.Të moshuarit e Azilit të Tiranës, kaluan një ditë të veçantë  e të këndshme gjatë programit tonë “Takimi i brezave” të zhvilluar në Shtëpinë...