Ndërsa ditëve të muajit të madhëruar të Ramazanit po u afrohet fundi dhe atmosfera bëhet akoma më festive, aktivitetet humanitare nuk kanë të ndalur.Të mërkurën, më 27 prill, u bë shpërndarja e pakove ushqimore në Berat dhe Poliçan, një kontribut humanitar kuvajtian.Nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve dhe Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, për njerëz dhe familje në nevojë u dhanë 150 pako, me artikujt më bazë ushqimorë.Nevojtarëve...
Një veprimtari humanitare e së premtes së 22 prillit ishte dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore në Roskovec.Pakot me artikuj ushqimorë ishin dhuratë e Bashkisë Bağcilar në Stamboll, shpërndarë nëpërmjet një organizimi të përbashkët me Fondacionin ALSAR.Për familjet në nevojë të Roskovecit u shpërnda një sasi prej 100 pakosh me ushqime, si realizim i projektit të ushqimeve në Ramazan.Ditët e solidariteti human gjatë Ramazanit janë të mbushura me veprimtari të ngjashme humanitare, përmes së cilave u vihet në ndihmë njerëzve më...
Fëmijët jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR janë në qendër të vëmendjes në aktivitetet humanitare të zhvilluara përgjatë këtij muaji.Shumë prej tyre janë ndihmuar në disa forma, me ushqime, me veshmbathje, dhe financiarisht, siguruar nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme.Me një projekt humanitar po i ndihmon ata dhe IHH me qendër në Holandë, e mirënjohur për kontribute të ngjashme dhe në periudha të tjera të vitit.Ndihma e dhënë në fillim të kësaj jave ishte për 100 fëmijë jetimë, të gëzuar me veshje...