Ditëve të solidaritetit human në Ramazan u është bashkëngjitur dhe shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Turqi, İyiliğe Çağrı Uluslararası İnsani Yardım Derneği.Nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR, İyiliğe Çağrı ka shpërndarë ndihma në ushqime, ka dhuruar veshmbathje për jetimë dhe ka shtruar iftare.Përgjatë kësaj jave, në katër ditë, janë shpërndarë 200 pako me ushqime. Për invalidë në Tiranë të shoqatës “Shpresë për jetën” janë dhënë 100 pako ushqimore. Në Durrës dhe Elbasan kanë qenë përfitues të një sasie pjesëtarë...
Ndihma e dhënë në ditët e solidaritetit human përgjatë Ramazanit nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka mbërritur në qytete të tjera, te të tjerë nevojtarë.Në dy ditët e shkuara, më 28 dhe 29 prill, shpërndarja është bërë në Pogradec, Korçë, Lushnjë, Fier, Ballsh dhe Vlorë.Për jetimë, për familjet e tyre dhe për nevojtarë, në Pogradec dhe Korçë u shpërndanë 170 pako me artikuj ushqimorë.Një ditë më pas, një sasi prej 200 pakosh u shpërnda në Lushnjë, Fier,...
Vargut të kontribuesve me ndihma në ditët e solidaritetit human në Ramazan i është bashkuar dhe IHH me qendër në Belgjikë.Ngjashëm me kontribues të tjerë, IHH me qendër në Belgjikë, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ka shpërndarë pako me ushqime, ka ndihmuar jetimë dhe ka shtruar iftar.Për banorë të fshatit Çetë të Kavajës, për familje në nevojë, janë dhënë 80 pako me artikujt më të nevojshëm ushqimorë.Në ambientet e Fondacionit ALSAR u janë shpërndarë 10 pako të tjera fëmijëve jetimë,...