Një prej kontribuesve të shumtë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit ishte dhe DİTİB, Unioni Turko-Islam për Çështjet Fetare.Ky organizëm me qendër në Gjermani kontribuoi me 500 pako ushqimore, shpërndarë për njerëz në nevojë në Tiranë, Kavajë dhe Cërrik.Ndihma në ushqime e dhënë nga DİTİB u shpërnda në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, organizator i shumë veprimtarive humanitare në këtë muaj.Mijëra njerëz në nevojë janë ndihmuar falë këtyre kontributeve, përçuese të frymës së solidaritetit njerëzor.Ramazani është...
Lidhja e Hoxhallarëve, një organizëm i mirënjohur në mesin e besimtarëve muslimanë, ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa qytete për imamët.Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, pakot me ushqime u shpërndanë për imamë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë dhe Malësi të Madhe.Një veprimtari humanitare e kushtuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan, gjatë së cilave bëhet më e dukshme dhe më e fortë ndjenja e vëllazërisë njerëzore.Si ndihmë u shpërnda një sasi prej rreth 250 pakosh me artikuj ushqimorë.Qindra dhe mijëra...
Një prej veprimtarive humanitare tradicionale në Ramazan është shtrimi i iftareve, ku thirren për të ngrënë bashkë njerëz të ndryshëm, besimtarë, banorë, njerëz në nevojë, etj.Fondacioni ALSAR ka tashmë një traditë të konsoliduar të shtrimit të iftareve, të çuar më tej me mbështetjen e bamirësve të ndryshëm.Një prej kontribuesve në Ramazan në shtrimin e iftareve është dhe HASENE, partnere e ALSAR-it në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.Kjo organizatë ndihmash me qendër në Gjermani shtroi në ditët e fundit të...