Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të programit kulturor organizoi gjatë datave 21-22 prill 2018 respektivisht në qytetin e Kukësit dhe atë të Tiranës, 2 forume të hapura me temë “Rinia, besimi dhe sfidat e jetës”. Në këto veprimtari na nderoi me pjesëmarrjen e tij një i ftuar special, myftiu i qytetit të Konjas, Turqi Prof. Dr. Ali AKPINAR.Gjatë leksioneve të mbajtura nga ana e tij, ai hodhi dritë mbi rolin dhe rëndësinë që ka rinia dhe besimi si dhe...
12
MarStudentët e departamentit të drejtësisë të Fondacionit “ALSAR”, në kuadër të veprimtarive kulturore të vullnetarizmit, kanë organizuar veprimtarinë “Ditët e këshillimit juridik” me synimin për të informuar nënat e fëmijëve jetimë lidhur me të drejtat e tyre ligjore, që mund te përfitojnë nga statusi i tyre, duke iu ofruar në këtë mënyrë atyre këshilla juridike falas për çështje juridike, ndërmjetësimit, noterisë dhe përmbarimit. Ndër të tjera në seancat e zhvilluara ata nxorrën në pah edhe rolin e institucionit të Avokatit...
Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, zhvilloi në auditorët e këtij fakulteti projektin “Libri dhurata më e çmuar”, që synon të kontribuojë në mënyrë modeste për të pasuruar bibliotekën e këtij institucioni arsimor e akademik.Përmes realizimit të këtij projekti, u dhuruan 20 tituj të ndryshëm librash botime të Fondacionit “ALSAR”, që përbëjnë një burim të mirëfilltë dijesh dhe ofrojnë...