• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni “ALSAR” boton dhe përuron librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur, “Mjeshtër i Madh” Shaban Murati.Më datë 27 mars 2018 në sallën “Balsha” të Hotel Tirana Internacional Fondacioni Arsimor Kulturor “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR përuroi librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur Shaban Murati, “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, botuar po prej këtij fondacioni. Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore e të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë,...

Vetmia e moshës së tretë, braktisur nga fëmijët që janë në emigracion, është drama e kohës sonë. Kjo u shkakton atyre mërzi dhe stres. Ndoshta ndihen të nënvlerësuar dhe pa ndonjë rol në jetë. Çështja nuk është individi i moshuar, çfarë bën ai për veten, por shoqëria që e zbut pleqërinë e njeriut dhe e zbukuron plakjen.Të moshuarit e Azilit të Tiranës, kaluan një ditë të veçantë  e të këndshme gjatë programit tonë “Takimi i brezave” të zhvilluar në Shtëpinë...

Pas prezantimit në Tiranë, rivjen për studiuesit dhe lexuesit në Prishtinë “Kalendari Kombiar”, kontributi më madhor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Tubimi përurues i kësaj vepre të realizuar ndër vite nga një grup intelektualësh të shquar të kësaj periudhe si Kristo Luarasi, Kosta Jani Trebicka, Shahin Kolonja, Mit’hat Frashëri, si redaktor kryesor dhe të tjerë, u zhvillua me datë 29 mars 2018 në formën e një konference të mirëfilltë shkencore, me kumtesa dhe trajtesa nga studiues të fushave të ndryshme, kryesisht...