• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Me rastin e 18 Marsit, Ditës së Fitores së Çanakkalasë dhe Ditës së Përkujtimit të dëshmorëve, në qytetin e Shkodrës nën kujdesin e Institutit Kulturor “Yunus Emre” dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë, u organizuan ceremoni dhe veprimtari, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë,Z.Murat Ahmet Yörük, autoriteteve të pushtetit lokal, familjarëve të ushtarakëve të rënë dëshmorë në Betejën e Çanakkalasë, përfaqësuesve të organizatave të shoqërise civile dhe institucioneve turke në Shqipëri, dhe qytetarëve të Shkodrës.Me ftesë...

Pasi e ka sjellë me mjaft sukses në shqip një vepër të tillë madhore si “Qytetërimi osman”, Fondacioni “ALSAR” ka organizuar këtë të hënë dhe një simpozium shkencor për të.I mbajtur te Hotel “Tirana”, ai ka patur në qendër të tij njëkohësisht dhe figurën e historianit të mirënjohur turk, Halil İnalcık, bashkëpërgatitës i kësaj vepre.Personalitete të jetës akademike shqiptare dhe turke e kanë nderuar këtë simpozium me pjesëmarrjen e tyre. Të pranishëm kanë qenë dhe ambasadori i Republikës së Turqisë...

Studentët e Fondacionit  “ALSAR” realizuan me sukses edhe veprimtarinë sportive nën moton  “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Projekti u realizua në Tiranë gjatë muajit mars në fushat e kompleksit sportiv të Liqenit Artificial,  me synimin për t’u argëtuar dhe forcuar marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet  tyre dhe zhvilluan për këtë qëllim një mini kampionat volejbolli.