• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Botimet ALSAR, stenda e tyre në Panairin e Librit 2025, kanë patur sot vizitorë të veçantë, të interesuar për të parë më nga afër e për të shfletuar produktet e një pune shumëvjeçare dhe të një përkushtimi të vazhdueshëm botues.Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, ka pritur në stendën e Botimeve ALSAR ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, të shoqëruar nga koordinatori i TİKA-s në Tiranë, z. Mustafa Ata, dhe koordinatori i Institutit “Yunus...

Edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë ka hapur dyert të mërkurën e 13 nëntorit, duke u dhënë mundësinë dhjetëra shtëpive botuese të librit në shqip t’i ofrojnë lexuesit të çdo moshe prurjet më të reja.Botimet ALSAR paraqiten sërish me stendën e tyre të pasur, ku mund të gjenden daljet më të reja nga shtypi dhe tituj më të hershëm, interesi për të cilët vijon të mbetet i lartë.Librat më të rinj të ALSAR-it përmbajnë tekste me tematikë...

Në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të ditëve të solidaritetit human, janë zhvilluar në tre ditët e para të kësaj jave veprimtari për jetimët.Nën kujdesin e Fondacionit ALSAR, fëmijë jetimë të kryeqytetit kanë kaluar të hënën orë të gëzueshme në qendrën e argëtimit “Latitude”, ku kanë luajtur për rreth një orë e gjysmë.Një drekë, e shtruar për ta dhe të afërmit që i shoqëronin, ka pasuar pas lojërave, ku janë shijuar ushqimet dhe shoqëria e përbashkët.Akivitetin e...