Qindra fëmijë jetimë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre kanë mbushur pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, të ftuar për të marrë pako ushqimore, si ndihmë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.Organizuar nga Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, shpërndarja e ndihmave ushqimore, në pako me 20 kg, u bë për 1000 fëmijë jetimë të Tiranës.Ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ambasadori i Republikës së...
Një prej tre shtyllave të veprimtarisë së Fondacionit “ALSAR” prej ditës së parë së themelimit të tij është aktiviteti humanitar, që përfshin gjithçka në ndihmë të njerëzve, në ndihmë të një shoqërie në tranzicion e me shumë nevoja.Shtresa sociale në nevojë, fëmijë jetimë, familje pa të ardhura, institucione të ndryshme, marrin mbështetje gjatë vitit prej Fondacionit “ALSAR”; ndihmë monetare dhe ushqimore, në veshmbathje dhe në artikuj të jetës së përditshme, logjistike dhe infrastrukturore, marrin trajtim të përgjithshëm dhe të posaçëm.
Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) organizoi me datë 30 korrik 2019 në Sallën “Unesko” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë një veprimtari kushtuar fëmijëve jetimë “Ndihmesa për jetimin, ndihmë e shquar për shëndetin moral të shoqërisë”, ku u realizua dhe shpërndarja e ndihmës monetare dhe dhuratave për fëmijët pjesëmarrës.Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, merrnin pjesë Kryetari i Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame Z. Ali Kurt, Kryetari i...