• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Projektet me karakter humanitar ndjekin njëri-tjetrin në përditshmërinë e Fondacionit “ALSAR”. Realizimi i një projekti nënkupton vetiu nisjen e një tjetri, me pak ose aspak hapësirë mes tyre.Dita e parë e javës, 14 qershori, filloi me një aktivitet humanitar në Malësi të Madhe, për shpërndarje veshmbathjesh për banorë të kësaj zone.Konceptuar si një ndihmë për familje në nevojë, kontingjenti me veshmbathje përmbante këmisha, fustane, këpucë dhe metrazhe. Në sasi të konsiderueshme, veshmbathjet ishin të ndara për burra, gra dhe vajza...

Gjithnjë në aktivitet humanitar, gjithnjë në kërkim të shtigjeve të reja në përmbushjen e misionit bamirës, Fondacioni “ALSAR” është treguar ngaherë i gatshëm të nisë bashkëpunime të reja dhe ta shtrijë më tej veprimtarinë.Një kërkesë e tillë për bashkëpunim erdhi nga Shoqata Ryder Albania (SHRA), një organizatë jofitimprurëse e krijuar prej gati tridhjetë vitesh dhe që i është kushtuar kujdesit paliativ.Bashkë me përgjigjen pozitive, bashkëpunimi i parë u konkretizua shumë shpejt, më 10 dhe 11 qershor.Fondacioni “ALSAR” shpërndau 40 pako...

Është në ADN-në e “ALSAR”-it t’i gjendet pranë nevojtarit, ta ndihmojë jetimin, t’i japë shpresë njeriut që e ka humbur atë, ta gëzojë të dëshpëruarin, t’ia heqë vetminë të braktisurit, t’ia shtrijë dorën e bamirësisë të vuajturit.Është në misionin e tij t’ua zbukurojë Ramazanin njerëzve, t’i mbledhë në iftare, t’u dhurojë jetimëve, t’i ndihmojë familjet, që çdokush ta përjetojë atë si një muaj feste dhe begatie, si një muaj sakrifice që shpërblehet.Një vëllim i jashtëzakonshëm pune në tridhjetë ditë, nën...