• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit.Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme.Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje...

Me ndjenjën e shtuar të solidaritetit human në prag të Ramazanit, Fondacioni ALSAR dhe HASENE-ja, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, shpërndanë dhe sot ndihma në pako me ushqime.Veprimtaria e sotme humanitare ishte e katërta në radhë përgjatë kësaj jave, prej së hënës në të enjten. Pogradeci u bë vendqëndrimi i shpërndarësve të ndihmave ushqimore pas Tiranës, Gramshit dhe Malësisë së Madhe.Për familje në nevojë të Pogradecit u dhanë 300 pako ushqimore. Përfaqësuesit vullnetarë të HASENE-së i dërguan pakot...

Aktiviteti i përbashkët humanitar në prag të Ramazanit i Fondacionit ALSAR dhe HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, vazhdoi në ditën e tretë të tij me shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Malësinë e Madhe.Ndihma për banorë të kësaj treve, për familje në nevojë, përbëhej nga 150 pako me ushqime, shpërndarë të mërkurën.Përfaqësues vullnetarë të HASENE-së dhe punonjës të ALSAR-it e kryen së bashku aksionin shpërndarës, mes pritjes me dashuri dhe mirënjohje nga banorët, të rritur e fëmijë.Ditët e...