U bënë tashmë rreth dy javë që Fondacioni ALSAR zhvillon veprimtari intensive humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.Vijimin e këtyre veprimtarive po e mbështet këto ditë një prej partnerëve ndërkombëtarë, WEFA, me qendër në Gjermani.Bashkëpunimi përfshin një sërë aktivitetesh, një prej të cilëve u zhvillua të mërkurën, më 13 prill.E përfaqësuar me një delegacion, WEFA u erdhi në ndihmë 250 familjeve në nevojë me pako ushqimore.Ndihmat në ushqime u shpërndanë në koordinim me ALSAR-in në njësinë administrative Zall-Bastar.Solidariteti dhe...
Fondacioni ALSAR organizoi në njësinë administrative Kërrabë, në bashkëpunim me shoqatën turke të ndihmave humanitare, HAYRAT, shpërndarjen e pakove ushqimore për banorë të kësaj zone.Udhëhequr nga slogani, “Bereqeti i Ramazanit u përhaptë nga zemra në zemër anekënd botës”, HAYRAT e mbështet me kontribut të çmuar aksionin humanitar të ALSAR-it në këtë muaj agjërimi.Ndihma ushqimore u dhanë për familje në nevojë të Kërrabës, të mbledhur në një shesh të qendrës administrative, dhe u shpërndanë gjithashtu nëpër shtëpi në kushte të vështira...
Fondacioni ALSAR e përmbylli aktivitetin humanitar në Shkodër në ditën e parë të kësaj jave me shpërndarjen e 90 pakove me ushqime për familje në nevojë.Shpërndarja e kësaj ndihme u mundësua dhe falë kontributit të dhuruesve të tjerë, individë të gatshëm për t’iu bashkuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan.Sasia prej 90 pakosh ishte veç një pjesë e 250 pakove ushqimore të shpërndara të hënën në Shkodër, në një veprimtari të gjerë humanitare në bashkëpunim me partnerë të huaj.Familje në...