Në ambientet e Fondacionit ALSAR u zhvillua këtë të shtunë të 25 marsit aktiviteti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.Salla e konferencave u mbush me jetimë për të cilët kujdesi nga Fondacioni ALSAR është i vazhdueshëm.Zarfat me shumën monetare iu shpërndanë fëmijëve nga dy përfaqësues të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani dhe mbështetëse e projektit.Ndihmën e përfituan 50 fëmijë jetimë, të lumturuar për dhuratën në këto ditë Ramazani.WEFA kontribuon prej kohësh për projektin...
Në kuadër të solidarizimit me popullin turk pas tërmeteve që goditën disa qytete në ditët e para të shkurtit dhe dërgimit të ndihmave në zonat e dëmtuara, është nisur këtë të premte një ngarkesë tjetër e madhe.Sasia e ndihmës prej 20 tonësh, e nisur nga Fondacioni ALSAR, përbëhet nga artikuj ushqimorë, mes tyre miell për prodhimin e bukës, si dhe një furrë buke me gaz.Ndihma i dërgohet AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, prej nga përcillet...
Në këtë muaj të bekuar e të begatë, ardhur me shumë të mira e për të mirën e njerëzisë, Fondacioni ALSAR zhvillon si për çdo vit një aktivitet të ngjeshur humanitar, për ta përcjellë ndihmën dhe gëzimin në çdo shtëpi.Dalluar si ditë të solidaritetit human, këto të Ramazanit i karakterizon shpërndarja e ndihmave të shumta për familje dhe njerëz në nevojë.Me mbështetjen nga WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, ka nisur një program i shpërndarjes së ndihmave ushqimore.Nën...