• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Solidariteti human i shpërfaqur më fort në Ramazan vazhdon të nxisë nisma humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.Përmes projektit të radhës janë shpërndarë sot në fshatin Vilëz të Tiranës ndihma në ushqime. Një sasi prej 84 pakosh me artikujt bazë ushqimorë u është dhënë familjeve në nevojë të këtij fshati.Shpërndarjen e kësaj ndihme, që në tërësinë e saj përbëhet nga 100 pako ushqimore, 16 prej të cilave ndahen të martën për fëmijë jetimë, e mundësoi një grup dhuruesish në...

Ndër veprimtaritë humanitare të së shtunës, më 25 mars, një iu kushtua invalidëve në qytetin e Shkodrës, edhe më herët të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR.Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë u shpërndanë 50 pako me ndihma, artikuj ushqimorë të nevojshëm për çdo familje.Veprimtaria pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, kontribuese në organizimin e disa aktiviteteve humanitare gjatë këtyre ditëve.Me kontributin e saj u shpërndanë në tërësi 200 pako ushqimore, në Klos, Tiranë dhe Shkodër.Aktivitetet u zhvilluan në...

Në ditë të solidaritetit human në Ramazan, Fondacioni ALSAR u gjendet pranë me ndihma shtresave në nevojë.Veprimtaritë humanitare ndjekin njëra-tjetrën ndërsa ndihma mbërrin te më nevojtarët, përgjithësisht në pako me ushqime.Një e tillë u zhvillua në ditën e parafundit të javës në mjedisin e jashtëm të Fondacionit ALSAR. Për familje në nevojë të Tiranës u shpërndanë 50 pako me artikuj bazë ushqimorë.Aktiviteti pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave në Gjermani, dy përfaqësues të së cilës morën pjesë aktivisht në...