• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbaneve për 800 familje në nevojë.Përfitues nga ky projekt humanitar ishin familje nga një gjeografi e përzier midis Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.Shpërndarja e mishit të kurbaneve vijon në kohë reale deri në përmbushjen e amanetit.

Në një ceremoni të mbajtur në ‘Tirana International Hotel’ Fondacioni ‘Alsar’ me rastin e Kurban Bajramit në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani dhuroi veshmbathje për 260 jetimë.Nën atmosferën festive që përçon festa e Kurban Bajramit tëk fëmijët dhe nën fjalët e ndjera të përfaqësuesit të organizatës humanitare ‘WEFA’ z. Orhan Şahin gjithçka u zhvillua në mënyrë perfekte.A mosferës festive ju shtua edhe grupi artistik i valleve popullore të fëmijëve që i dhan një minutazh...

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Gjermani vijon shpërndarjave e pakove për 280 familje në qytetin e Shkodrës.Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 280 familje në nevojë por edhe për shtresën e të paraplegjikëve të Shkodrës.Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të Fondacionit ‘Alsar’