• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Hollandë vijon shpërndarjave e pakove për 1000 familje në qytetin e Tiranës.Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 1000 familje në nevojë por edhe për familje jetimësh.Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të ‘Fondacionit Alsar’

Në kuadër të ‘Kurban Bajramit’ Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.Pas shpërndarjes së kurbaneve, pranë ambienteve të Fondacionit ‘Alsar’ u dhuruan 100 pako me produkte ushqimore për familjet e jetimëve.Ndihma dhe gjendja pranë familjeve në nevojë nuk ka reshtur përpara dhe prapa festës së KurbanBajramit.

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.Në qytetin e Cërrikut u mundësua shpërndarja e 600 pakove të kurbaneve me anë të ekipeve të Fondacionit ‘Alsar’, por edhe të përfaqësuese të organizatës ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.