Vala e veprimtarive humanitare të zhvilluara në muajin e Ramazanit nga Fondacioni ALSAR përfshiu të shtunën Elbasanin, vendndalim për t’u ardhur në ndihmë familjeve të anëtarëve të shoqatës së të verbërve.Dhënia e ndihmës ushqimore për këtë kategori invalidësh dhe familjet e tyre u shoqërua me shpërndarjen e vakteve të parapërgatitura të iftarit, në paketime të posaçme.Të gjithë projektin e mbështeti Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.Në saje të një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm të ALSAR-it dhe TİKA-s gjatë këtij muaji...
Në valën e aktiviteteve humanitare të këtyre ditëve, të martën është realizuar shpërndarja e ndihmave ushqimore në njësinë administrative të Bërzhitës.Pakot me artikuj ushqimorë janë shpërndarë në qendrën e njësisë, e njëkohësisht janë dërguar dhe në familje nevojtarësh.Ndihma e dhënë, me mbështetjen nga WEFA, me qendër në Gjermani, përbëhej nga 200 pako me ushqime.Të mbështetura nga kjo organizatë ndërkombëtare ndihmash do të jenë dhe disa veprimtari të tjera humanitare që do të zhvillohen këtë javë.Zhvillimi i projekteve humanitare në ndihmë...
Projektet e shtrimit të iftareve dhe të dhënies së vakteve të paketuara të iftareve ndjekin njëri-tjetrin ndërsa muaji i Ramazanit hyn në javën e fundit të tij.Ato i mbështeti gjatë këtyre ditëve dhe WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.Për anëtarë të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës u shtrua iftar në një ambient të gjerë.Në Tiranë, për shtresa në nevojë dhe pjesëtarë të komunitetit rom u shpërndanë vakte të paketuara iftari, për t’u ngrënë në mjedise...