Konkretizimi i një projekti humanitar solli në ambientet e Fondacionit ALSAR një numër fëmijësh jetimë, të shoqëruar nga nënat e tyre.Një buqetë ndihmash i priste fëmijët, në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të veprimtarive të përbashkëta në ditët e fundit të nëntorit me shoqatën ADEMDER me qendër në Turqi.Për jetimët u dhuruan pako me ushqime, çeqe me ndihmën financiare të zekatit, dhe një komplet librash edukativë për moshën e tyre, botim i Fondacionit ALSAR.Në procesin dhurues u...
Në vazhdën e veprimtarive humanitare për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, Fondacioni ALSAR e nisi javën e fundit të nëntorit me realizimin e një projekti domethënës në dobi të personave me aftësi të kufizuara.Në Tiranë u zhvillua këtë të hënë aktiviteti dhurues i 20 skuterave elektrikë për anëtarë të shoqatës “Shpresa për jetën”. Projektin e mundësoi mbështetja e organizatës IHH me qendër në Holandë.Kjo ndihmë synon lehtësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara, për një lëvizshmëri...
Një projekt humanitar me një kohëzgjatje të konsiderueshme sapo ka nisur zbatimin, me fokus ndihme komunitetin e romëve.Zhvillimi i kursit të rrobaqepësisë do t’u mundësojë vajzave e grave rome aftësimin për të qepur, duke u hapur perspektivën për punësim dhe për sigurim të të ardhurave të nevojshme për mbajtjen e familjeve.Projektin e mbështet organizata UKİD, me qendër në Stamboll, ofruese e përkrahjes sponsorizuese gjatë tërë tremujorit të funksionimit të kursit.Ky projekt humanitar organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Romët për Integrim”,...