Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar në Ankara dhe selinë e Konfederatës HAK-İŞ, entit të njohur sindikal në Turqi. Ai është pritur nga kryetari i konfederatës, z. Mahmut Arslan, i cili i ka uruar mirëseardhjen. Bashkëbisedimi gjatë vizitës ka krijuar mundësinë për t’u njohur me aktivitetet e dy institucioneve gjatë kësaj periudhe dhe për të shkëmbyer ide për forcimin e bashkëpunimit kur është folur në terma konkretë të interesit reciprok. Z. Mahmut Arslan falënderoi z. Mehdi Gurra për bashkëpunimin institucional...
Në vargun e takimeve që po zhvillon në Turqi, posaçërisht në Ankara, në kuadër të një vizite pune, kryetari i Fondacionit ALSAR është pritur dhe nga drejtuesi i sindikatës turke të Shëndetësisë. Z. Devlet Sert, një mik, bashkëpunëtor e mbështetës prej një kohe të gjatë i Fondacionit ALSAR, e priti z. Mehdi Gurra në selinë e sindikatës dhe pati me të një bisedë të ngrohtë.Ai i shprehu vlerësimet mikut nga Tirana për aktivitetet e kryera nga Fondacioni ALSAR gjatë vitit...
Kryetari i Fondacionit ALSAR ka zhvilluar një vizitë në selinë e TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Z. Mehdi Gurra është pritur në vizitën në Ankara nga kryetari i TİKA-s, z. Abdullah Eren, në një takim ku ka mbizotëruar fryma miqësore.Kryetari i TİKA-s është uruar për detyrën e re nga z. Gurra, që i ka shprehur dhe gëzimin e veçantë për postin mikut të vjetër të Fondacionit ALSAR. Projektet e vitit në mbarim dhe projektet e vitit të ardhshëm...