“Çdo akt adhurimi dhe lavdërimi, çdo kuptim që na hapet, është një rrugë. Këto rrugë na çojnë në oqeanet e Dijes Hyjnore, Urtësisë Hyjnore, Bukurisë Hyjnore. Vetëm adhurimi është i rëndësishëm. Ai është çelësi që ua jep shërbëtorëve të Allahut qëndrimin e tyre në Praninë e Hyjnisë.”Fjalitë e mësipërme i përkasin librit, “Islami – Liria për të shërbyer”, dalë nga shtypi këto ditë së bashku me disa botime të tjera të Fondacionit ALSAR.Temë qendrore e librit është Islami, për të...
29
AprBotimeve anastatike të ALSAR-it sapo u është shtuar një titull i ri. “Jeta muslimane shqiptare” vjen si një tjetër fryt i përpjekjeve të pareshtura të fondacionit për të risjellë botime të mbuluara nga pluhuri i kohës dhe harresës.Revista në fjalë gjallëroi jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës në mesin e shekullit të kaluar. Ajo u botua në Detroit nën prijësinë e Imam Vehbi Ismailit, autoritetit fetar me kontribut të paçmueshëm. Konceptuar dhe botuar në shqip dhe anglisht, revista...
Në ambientet e Fondacionit ALSAR është pritur për një vizitë nënkryetari i RTÜK-së, Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Turqisë, z. Orhan Karadaş.Nën shoqërinë e pjesëtarëve të tjerë të një delegacioni, të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë të AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive, ai u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Në bisedën e ngrohtë që e shoqëroi vizitën, miqve nga Turqia iu bë i njohur aktiviteti i gjerë i Fondacionit...