Një tjetër takim i z. Mehdi Gurra në qëndrimin në kryeqytetin turk ishte ai me kryetarin e Sindikatës së Shëndetësisë.Drejtuesi i Öz Sağlık-İş, z. Devlet Sert, i uroi së pari mirëseardhjen kryetarit të Fondacionit ALSAR, me theksin më pas në fjalën e tij në rëndësinë e bashkëpunimit institucional.Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR, posaçërisht në ndihmë të shtresave në nevojë, u vu në pah në bisedë, i lavdëruar nga kryetari i sindikatës turke të Shëndetësisë.Vlerësim u shpreh nga ai dhe për...
Pjesë e aktivitetit të kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, gjatë qëndrimit në Ankara ishte dhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të TÜRKSOY-it, Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turkike.Mikpritësi, z. Sayit Yusuf, dhe z. Gurra zhvilluan një bisedë të ngrohtë, të karakterizuar nga përcjellja e përvojave në veprimtarinë e përditshme të institucioneve të përfaqësuara prej tyre, si dhe nga shkëmbimi i ideve mbi perspektivat bashkëpunuese.Sayit Yusuf shprehu vlerësimin për punën e Fondacionit ALSAR në përhapjen e gjuhës dhe kulturës...
Kryetari i Fondacionit “ALSAR” Z.Mehdi Gurra zhvilloi më datë 13 shkurt 2024 një vizitë zyrtare në Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, “TİKA” në qytetin e Ankarasë në Turqi.Ai është pritur nga Kryetari i Agjencisë “TIKA” Z. Serkan Kayalar . Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe tepër miqësore.Në bisedë janë diskutuar një sërë çështjesh, duke nisur nga kontributi i Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), që operon në Shqipëri, i cili vlerësohet si një nga...