• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Aksionin humanitar të shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të nisur që para Ramazanit, IHH me qendër në Holandë e vazhdoi gjatë kësaj jave.Një sasi prej 350 pakosh u shpërnda për familje në nevojë në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.Për nevojtarë të Elbasanit u dhanë 150 pako me ushqime, në Fushë-Krujë ndihma e dhënë përbëhej nga 100 pako, dhe po kaq pako, 100, u shpërndanë në Mënik të Tiranës.IHH me qendër në Holandë do të shpërndante dhe në prag të Ramazanit 150 pako...

Karvanit të kontribuesve me ndihma përgjatë muajit të Ramazanit iu bashkuan dhe sindikata turke, që në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR shpërndanë pako me ushqime për njerëz në nevojë.Ndihmat në ushqime nga konfederata sindikale turke HAK-İŞ dhe nga sindikata Hizmet-İş u shpërndanë në Lushnjë.Sasia e dhuruar për nevojtarë, njerëz dhe familje në nevojë, ishte 150 pako ushqimore; një kontribut domethënës në këto ditë të veçanta.Ndihma e dhënë prej këtyre sindikatave është veç një pjesëz e kontributit humanitar të institucioneve dhe organizmave...

Traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, e forcuar dhe pasuruar me kalimin e viteve, shtrimi i iftareve po mbështetet dhe këtë Ramazan nga shoqata dhe organizata të ndryshme ndihme.Për katër ditë me radhë, me kontributin e IHH-së me qendër në Holandë janë shtruar iftare në Elbasan, Cërrik dhe Tiranë.Në këto iftare të javës së fundit të muajit të madhëruar, ushqim është dhënë për 500 persona, banorë të zonave, besimtarë dhe nevojtarë.Shtrimin e iftareve e ka ndjekur një përfaqësues i IHH-së,...