Në qytetin turk të Edirnesë është mbajtur para pak ditësh, nga 31 tetori në 2 nëntor, Takimi i Dijetarëve të Ballkanit, një organizim i dytë i këtij lloji.Takimi u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islamë (Islam Alimleri Vakfı), nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë.Takimin e kanë ndjekur me praninë e tyre prefekti i Edirmesë, personalitete islame, klerikë dhe dijetarë, rektorë universitetesh, dhe shumë të ftuar nga vendet e Ballkanit.Në takim kanë marrë pjesë dhe organizata të ndryshme nga Shqipëria, mes...
Në një seri vizitash dhe takimesh që po zhvillon në këtë periudhë në Turqi, kryetari i Fondacionit ALSAR është ndalur në Edirne dhe ka vizituar Fondacionin Mimar Sinan (Mimar Sinan Vakfı).Mirëseardhjen ia ka uruar kryetari i Fondacionit Mimar Sinan, z. Hasan Gümüş, me të cilin ka patur një bisedë, ku është diskutuar për perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.Mikpritësi dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, kanë folur për marrëdhëniet midis dy institucioneve.Ndërsa është vënë në dukje aktiviteti botues i ALSAR-it,...
Në kuadër të realizimit të projekteve humanitare të kushtuara ndihmës për fëmijët jetimë, Fondacioni ALSAR bëri javën e kaluar shpërndarjen e një sasie me pako ushqimore.Pranë ambienteve të fondacionit u krye shpërndarja e ndihmës në ushqime për 50 jetimë, e marrë prej tyre dhe familjarëve që i shoqëronin.Aktivitetin e mundësoi EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.Shpërndarja i përkiste ndihmës periodike ushqimore të dhënë nga ky ent për fëmijët jetimë nën kujdesin e ALSAR-it.Aktivitetet humanitare për jetimë kanë...