• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Fondacioni ALSAR i pranishëm në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit, të mbajtur në Edirne

Në qytetin turk të Edirnesë është mbajtur para pak ditësh, nga 31 tetori në 2 nëntor, Takimi i Dijetarëve të Ballkanit, një organizim i dytë i këtij lloji.

Takimi u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islamë (Islam Alimleri Vakfı), nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë.

Takimin e kanë ndjekur me praninë e tyre prefekti i Edirmesë, personalitete islame, klerikë dhe dijetarë, rektorë universitetesh, dhe shumë të ftuar nga vendet e Ballkanit.

Në takim kanë marrë pjesë dhe organizata të ndryshme nga Shqipëria, mes tyre dhe Fondacioni ALSAR, i përfaqësuar nga kryetari, z. Mehdi Gurra.

Çështja e Gazës mori vëmendje qendrore në një prej seancave të takimit, ndërsa një seancë tjetër iu kushtua familjes dhe sfidave që ajo po ndesh në vendet e Ballkanit.

Deklarata në fund të takimit përmblidhte temat e diskutuara gjerësisht gjatë ditëve të punimeve.


7-71762505563.jpg

Related Post