• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Burhan Al Din Sejdi Fili rivjen te lexuesit, nëpërmjet botimeve të Fondacionit ALSAR, me dy përmbledhje poetike.“Kërkim në botën e imanit” dhe “Shtegtim me vargje” sapo kanë dalë nga shtypi, si një tjetër sintetizim i botës së pasur shpirtërore të autorit.Nëpërmjet titujve të dy botimeve të reja mund ta kuptojmë fare lehtë brendinë e tyre, ku besimi zë në mënyrë të natyrshme vend kryesor. Tematika të tjera shoqëruese u japin larmi poezive të shkruara me ndjenjë, gjithnjë duke qenë tërheqëse.Veprimtaria...

Sapo e ka parë dritën e botimit një vepër në boshnjakisht, e cila zë vend në kolonën e gjatë të botimeve të ALSAR-it.Mevludi në boshnjakisht u botua me kërkesë të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, për të plotësuar një nevojë të komunitetit musliman boshnjak në Mal të Zi.Në paraqitjen e shkruar nga botuesi për botimin në boshnjakisht thuhet:“Njeriu të cilit katërmbëdhjetë shekuj më parë i zbriti hyjnisht Kur’ani do të bëhej me jetën, fjalët dhe veprimet e tij shembulli...

E shkuara osmane dhe studimi i saj mbeten një temë e parapëlqyer për shumë studiues, historianë, akademikë.Një prej tyre, autori kosovar Ibrahim Gashi, i paraqitet lexuesit me veprën, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”.Periudha historike së cilës autori i është kushtuar në punimin e tij studimor përfshin reformat e Tanzimatit, parë dhe analizuar në lidhje me shqiptarët.Vepra ndihmon për një vështrim realist të zhvillimeve të shekullit XIX në Perandorinë Osmane, të reformave dhe qëndrimit të shqiptarëve karshi tyre.Librin sapo...