• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR dhe MENAR, me qendër në Gjermani, po realizojnë një projekt të përbashkët për mbajtjen e një cikli ligjëratash për imamët.Mbajtja e ligjëratave ka nisur prej ditësh në Pogradec dhe po vijon ende, ndjekur me interes të madh. Për pjesëmarrësit, 25 imamë, ligjërojnë një grup profesorësh nga Turqia.Në ditën e parë të ligjëratave, një fjalë hapëse, përshëndetëse, ka mbajtur kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Projekti i shërben përgatitjes së duhur të imamëve, për t’u shërbyer sa më mirë...

Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi në këto ditë janari një seri prej gjashtë botimesh kushtuar së shkuarës së gjashtë qyteteve të Ballkanit, Shkupit, Manastirit, Prizrenit, Pejës, Selanikut dhe Janinës. Çdo botim është mbështetur në dokumente të arkivave osmane në Stamboll, në osmanisht, turqisht dhe shqip.Libri mbi Shkupin na thotë mes të tjerash:Shkupi është qyteti i parë në Rumeli që ka marrë tipare osmane dhe muslimane. Për sa i përket sidomos tregtisë, bujqësisë, zhvillimit e mëkëmbjes, ai ishte një nga qytetet...

Fondacioni ALSAR porsa ka botuar “Tregimet e Tironës”, të autorit Bedri Alimehmeti. Një libër në prozë për kryeqytetin, shkruar prej një njohësi shumë të mirë të tij.Gazetar e letrar, me një aktivitet të gjerë dhe i mirënjohur, autori u përket autoktonëve, atyre që ia thonë me një “o” dalluese emrin qytetit ku lindën dhe e çuan jetën.“Tregimet e Tironës” përcjellin nostalgji dhe përmallim, zgjojnë kujtime dhe nxisin kthim të kokës pas. Stili dhe gjuha e të shkruarit janë në harmoni...