Organizata me qendër në Britaninë e Madhe, UK Islamic Mission, mbështeti projektin e ndihmave dimërore, shpërndarjen e të cilave e bëri Fondacioni ALSAR.Ndihma u dhanë për 185 familje në nevojë, që morën nga dy batanije dhe një sasi të konsiderueshme lënde drusore për ngrohje.ALSAR realizon për çdo dimër projekte të ngjashme në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare partnere.UK Islamic Mission dhe Fondacioni ALSAR bashkëpunojnë prej kohësh për realizimin e projekteve të përbashkëta.Aktiviteti humanitar...
Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë kanë bashkëpunuar në realizimin e një tjetër projekti të përbashkët ndihme.Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, ALSAR ka shpërndarë sot 1200 fidanë arrash për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.Nga i quajturi “Projekt i ndihmës me fidanë arrash” kanë përfituar 30 familje të fëmijëve jetimë, që me ndihmën e dhënë do të kenë mundësi ta kultivojnë këtë pemë frutore, arrën, e të rregullojnë ekonominë familjare.Realizimi i këtij projekti është një...
Pjesë e ndihmës së dhënë nga HASENE, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, për fëmijët jetimë ishte dhe shpërndarja e mishit “Adak”.Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani e realizoi projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për 400 familje jetimësh në dy qytete.Pas prerjes së 10 lopëve, pakot me mish “Adak” u ndanë në Tiranë pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR për 250 familje jetimësh. Përfituese të tyre ishin dhe 150 familje jetimësh në Elbasan.Kjo veprimtari bamirëse u krye në mesjavë, më...